Në Mr. Watch, kënaqësia e klientit është prioriteti ynë. Për këtë arsye, ju ofrojmë mundësinë e ndërrimit të produktit me një model tjetër brenda 14 ditëve kalendarike nga data e blerjes.
Për të përfituar nga kjo mundësi, produkti duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
- Të jetë i papërdorur.
- Të jetë në gjendjen origjinale në të cilën është blerë.
- Të shoqërohet me kutinë origjinale, dokumentacionin, aksesorët dhe faturën tatimore.
Nuk pranohen për ndërrim
- Produktet e personalizuara me gravurë.
- Produktet e dëmtuara si pasojë e përdorimit nga klienti.
- Produktet që nuk disponojnë paketimin dhe dokumentacionin origjinal.
Si realizohet ndërrimi?
Pasi produkti të kontrollohet dhe të verifikohet se plotëson kushtet e mësipërme, mund të zgjidhni një model tjetër nga koleksioni ynë. Në rast se modeli i ri ka vlerë më të lartë, klienti paguan diferencën përkatëse.
Ndërrimi mund të realizohet pranë një prej dyqaneve tona fizike ose duke kontaktuar shërbimin tonë të klientit për udhëzime të mëtejshme.
